Takimi i Ritvana Fetahut me Azem Halimin nxiti debate në studio ditën e djeshme. Konkurrentët e “Për’puthen” nuk i kursyen ngacmimet për marrëdhëniet seksuale gjatë bisedës me njëri-tjetrin.

Por përveç dyshes, edhe Denzeli kishte diçka për të thënë. Konkurrenti kishte zhvilluar një bisedë me Mikela Pupën dhe me Ritvanën në prapaskenë, në qendër të së cilës kishte qenë pikërisht seksi.

Denzel: A ke fantazuar ndonjëherë për një çun tjetër këtu?

Ritvana: Denzel, kë hallin tëndi ti apo? S’e di. Denzel e ka problemin te vetja, në kuptimin e mirë të fjalës. Kemi pasur një bisedë një ditë dhe po flisnim rreth jetës sonë seksuale dhe mënyra si u shpreh Denzeli ishte shumë interesante.

Denzel: Folëm për seks, si funksionon, si janë gjërat interesante.

Bora: Çfarë i ke thënë vajzave mo Denzel?

Denzel: Thjesht shpjegova mënyrën si mendoj unë për seks.

Ritvana: Ishte shumë i lirshëm, sidomos për një temë që është ende tabu këtu.

Denzel: I thashë ça ka rëndësi në seks.

Denzel: Më vjen pak zor ta them kështu, po ne dolëm për momentin e prishjes dhe kështu gjëra të tilla. Ishte për pjesën e orgazmës dhe thashë që orgazma në seks nuk ka shumë rëndësi. Është thjesht fundi i të gjithës, Unë thashë interesant është ajo që ndodh, emocionet, lëvizjet, shikimet gjatë seksit.

Arjani: Edhe fundi i filmit ka rëndësi, po s’pe fundin e tij…

Ritvana vendosi që në pjesën e tretë të takimit të largohej më shpjet, sepse sipas saj mungesa e fjalorit të gjuhës shqipe tek Azemi, e kufizonte që të vazhdonte bashkëbisedimin. Ajo e cilësoi këtë takim si “më të keqin” që ka realizuar deri më sot në programin e dashurisë.

Ky vendim dhe mënyra e të shprehurit të 27-vjeçares, revoltuan opinionistin Arjan Konomi, i cili i tha Ritvanës se nëse ka këtë mendim për Azemin, më mirë të mos dalë fare në takim me të.

Si mund të thuash që ky është takimi më i keq i imi dhe të presësh të dalësh në takim me të prapë?! Ai të folurën nuk e ka nga emocionet është pjesë e natyrës së tij. Mos dilni me një djalë dhe të thoni takimi më i keq, sepse ai nuk të bëri asgjë, as nuk të cënoi, as nuk të preku, as nuk të ofendoi.

Dakord nuk kishe shumë komunikim, po të kujtojmë takimet e tua me Argjendin në retrospektivë, mund të themi ‘na hapët barkun’. Më mirë një komunikim i tillë, sesa ato komunikime që dukeshin brilante dhe pastaj ishin një flluskë sapuni që u shuan dhe asgjë. Azemi është introvert, i mbyllur.

Pastaj pse flisni për seksin, për gratë e për këto? Flisni për një gjë kulturore. Na ke thënë që ke këto ambicie e këto gjëra dhe asnjë muhabet s’ke bërë deri më sot dhe të gjitha takimet e tua s’kanë lidhje me karrierë e as me asgjë. Mbeteni te vogëlsira.”,- tha ai.

Radari.al