Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë online në konferencën e radhës të “Open Balkan”, e cila po zhvillohet në Beograd. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë tha se kjo nismë nuk është perfekte, por inkurajon vendet e tjera që të marrin pjesë. 

Megjithëse “Open Ballkan” është i hapur, kryeministri theksoi se nuk mund të bindin dot të tjerët që t’i bashkohen kësaj nisme.  

“Duhet të ecim përpara, nuk mund të presim. Nuk them që nisma është përfekte, por inkurajojmë që vendet e tjera të marrin pjesë. Nuk varet nga  ne që të bindim dikë që nisma është e hapur. Ne po zbatojmë procesin e Berlinit, gjithkush merr vendimet e veta. Vendet e tjera do të kenë nevojë për kohë”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se në takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov u tha se në fund të Dhjetorit do të zhvillohet një takim edhe në Tiranë.

Radari.al