Karim Benzema është shpallur fajtor si bashkëpunëtor në tentativën e shantazhit të ish-bashkëlojtarit të Francës, Mathieu Valbuena, ka vendosur një gjykatë franceze. Kryetari i gjykatës penale të Versajës shpalli vendimin të mërkurën.

Benzema ishte akuzuar se kishte sugjeruar se Valbuena duhet të paguante shantazhuesit që kërcënuan se do të zbulonin një video private.

Sulmuesi i Real Madrid është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë. Avokatët e Benzemas kanë thënë se synojnë të apelojnë kundër vendimit.

Radari.al