Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Fier. Një  68-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Kastriot”, Mysteak Beqiraj jetonte i vetëm dhe sipas hetimeve paraprake, dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

68 vjeçari Mysteak Beqiraj ishte babai i Kreshnik Beqirajt, i cili u gjet i vrarë më 20 Qershor të vitit 2017. Kujtojmë se Kreshnik Beqiraj u gjet i vrarë dhe i copëtuar me 20 qershor 2017 në një kanal në  Daullas te Fierit. Ai u vra nga shoku i tij, Albert Zekaj.

Fier/ Informacion paraprak:

Mbrëmjen e sotme, në lagjen “Kastriot”, Fier është gjetur nga vëllai i tij, i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi M. B., 68 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga hetimet paraprake dyshohet për vdekje natyrale pasi 68-vjeçari vuante nga një sëmundje tumoriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Radari.al