Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se eurobondi do ta çojë borxhin publik të vendit në 80.2 % deri në fund të këtij viti. Brahimaj tha se pavarësisht shumës shifra që duhet paguar është e barabartë me atë të viteve të kaluara për shkak se maturimi është 3 vjet më i lartë. Brahimaj u shpreh se ky ishte momenti më i mirë për të dalë në treg.

Ajo deklaroi se rënia graduale e borxhit do të mbetet prioritet i qeverisë shqiptare përmes një strategjie që synon zgjatje të maturimit për të reduktuar koston.

Në fund të 2021 duke përfshirë dhe eurobondin e sapo marrë ne presim që raporti i borxhit ndaj GDP të jetë në nivelin 80.2 % dhe që prej vitit 2022 të vijojë rënia graduale sipas parametrave të përcaktuara në ligjin organik të buxhetit, ku rënia do jetë min 1% për cdo vit. Megjithatë synimet tona janë që të jetë akoma më e ulët duke arritur në 76.6% në vitin 2024”, tha ministrja në një konferencë për mediat teksa dha detaje për Eurobondin e ri 10-vjeçar që ka emetuar Shqipëria.

“Eurobondi 650 milionë euro u emetua me afat 10 vjecar, norma e interesit 3.75 %, në nëntor 2031 pritet të maturohet. 10 vjet maturimi më i lartë që Shqipëria ka marrë deri më sot në emetimin e eurobondit, ka rëndësi shumë të lartë për sigurimin e likuiditeteve të nevojshme për financimin e nevojave kruesisht për vitin 2022.

Ka rëndësi të lartë par garantimin e prezencës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe garantimin e besimit të investitorëve të huaj në qeverinë shqiptare, Ishin 114 investirorë që bënë oferta mbi 1 miliardë lekë.

Ky ishte moomenti më i mirë për të dalë në treg për vitin aktual dhe vitin në vijim
për të mbështetur nevojat, niveli i lartë i borxhit s;është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por një gan elementet kryesore është si ky borxh përkhehet në investime dhe rritje ekonomike”, tha ministrja.

Ajo theksoi se kërkesat në treg kanë qenë 4-fish më të larta se ato që ishin parashikuar nga qeveria shqiptare. Pyetur nga gazetarët në lidhje me interesin e vendeve të rajonit, Brahimaj tha se ekonomia duhet të krahasohet me historinë e saj ndër vite dhe jo me vendet e tjera.

Radari.al