Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se BE dhe Shqipëria do të çojnë përpara bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Ai tha se Europol ka ndërmarrë shumë operacione të suksesshme në kohët e fundit ku pjesë ka qenë edhe Shqipëria. Ai vuri theksin në luftën kundër korrupsionit, krimeve mjedisore por edhe migracionit.

Kryediplomati tha se krimi mjedisor mund të jetë ndonjëherë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës. Soreca u shpreh se një tjetër problematikë është numri i lartë i aksidenteve rrugore.

“Unë jam shumë i kënaqur që ndodhem sot këtu. Ky takim ka potencialin për të përmirësuar përgjegjësinë dhe praninë e asistencës ndërkombëtare në Shqipëri. Jam i lumtur të mbështesim organizimin.

Në vitin e fundit Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë dhe janë krijuar bashkëpunime në shumë fusha. Në çështjet e zbatimit të ligjit dhe po forcojmë bashkëpunimin përmes gjyqësorit. Si dhe me projekte të asistencës teknike. BE do të vazhdojë në mbështetje ndaj Shqipërisë sidomos në përpjekjet që po bëhen për integrimin europian.

Do të shkëmbehen informacione cilësore dhe do forcohen ekipet e përbashkëta të policisë. Kemi operacione të përbashkët të suksesshme ku ka marrë pjesë edhe Shqipëria në muajt e fundit. Lidhur me qeverisjen vendore decentralizimi është zbatuar por duhet vazhduar edhe më tej.

Kjo është e rëndësishme për të siguruar autonominë fiskale. Shqipëria ka zbatuar shumë nisma për sigurinë rrugore. Kjo tematikë është ende problematike. Kemi pasur një numër të lartë të aksidenteve rruopre. Dua të fokusohem edhe te krimi mjedisor. Ky krim është krim pa viktima. Kimi mjedisor sjell shumë para dhe mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe më i vështirë për t’u kapur. Shqipëria po përballet me emigracion në rritje.Për migracionin, duhen përmirësuar standardet për luftimin e migracionit”, deklaroi Soreca.

Radari.al