Policia e Vlorës jep informacion lidhur me të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum të Vlorës.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit ndërsa i plagosur me sende të forta, ka mbetur shtetasi E.Sh, 37-vjeç.

Autori ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas dyshohet se ka qëlluar 37-vjeçarin me qytën e pistoletës. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autorët nuk janë identifikuar ende.

“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia në një njoftim paraprak.

Radari.al