Mesfushori i Barcelonës, Pedri, është kurorëzuar zyrtarisht si fituesi i Golden Boy 2021 nga Tuttosport.

Pedri ishte një lojtar i spikatur për Barçën sezonin e kaluar duke bërë 53 paraqitje në të gjitha garat, më shumë se çdo lojtar në klub.

18-vjeçari ishte gjithashtu me ndikim për Spanjën në Euro 2020, përpara se të emërohej si “Lojtari më i mirë i ri” i turneut, pavarësisht se përfundoi pa gol apo asistim.

Në fitimin e çmimit, ai përfundoi përpara Florian Wirtz të Bayer Leverkusen, Jude Bellingham të Borussia Dortmund dhe Bukayo Saka të Arsenalit për titull. Pedri merr titullin nga fituesi i vitit 2020, Erling Haaland.

Radari.al