Agron Shehaj ka nisur mesditën e sotme verifikimin e firmave të delegatëve mbledhur nga Sali Berisha për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike në datë 11 dhjetor.

Shehaj ka nisur t’i telefonojë delegatët e zonës zgjedhore që mbuloi ai në zgjedhjet e 25 prillit, konkretisht delegatës e njësisë 5 dhe 7.

I pari që ka hapur telefonin dhe e ka konfirmuar firmën e dhënë për mbledhjen e Kuvendit Kombetar në datë 11 dhjetor është një delegat i degës 5.

Rikujtojmë se Agron Shehaj ishte nje nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike përballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e 13 qershorit në PD, ku u rikonfirmua Lulzim Basha.

Rilkujtojmë se Sali Berisha nisi nismën Foltorja menjëherë pasi Lulzim Basha e pezulloi nga grupi parlamentar i PD-së në datë 9 shtator vetëm një ditë para se të nisë punimet kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Që nga ajo kohë, Sali Berisha nuk e njeh më Bashën si kryetar partie dhe ka vendosur të rikthehet vetë në krye të PD-së.

Ai pretendon se ka mbledhur 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datë 11 dhjetor, mirëpo këto firma nuk i ka dorëzuar te Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi por te kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. Mirëpo, Lulzim Basha nuk i njeh këto firma, pasi sipas tij duhet të dorëzohen te Gazment Bardhi. Ndërkohë Basha i është kundërpërgjigjur duke caktuar një tjetër datë për Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor.

Radari.al