Ç’e kishe atë Ferrari?! Jam neveritur nga ajo që pashë. Më erdhi turp! Më erdhi zor nga ajo që pashë!”, – i është drejtuar Roberti të birit.“Ndihem keq vërtetë. Sfidova veten ndaj pranova, pasi Ferrari nuk është për mua. Më thanë që je princ dhe si princ që të gjesh princeshën të duhet një Ferrari. Sfidova veten me vetëdije dhe kuptova që isha gabim”, -tha Kristi.

Pas një jave dinamike në “Talk Love Story”, protagonistët janë përballur me momentet më pikante të këtij emisioni dhe janë sqaruar më tej me njëri-tjetrin.

Ajo që ka bërë përshtypje është se Kristi ka thënë se është shumë pak i interesuar për Orin dhe për Xhenin, me të cilat ka pasur një diskutim në studio.

Vëmendjen e debatit e mori fakti që sipas Orit, Kristi preferon gocat me forma ndaj dhe nuk e ka zgjedhur atë.

KRISTI: QË TË DYJA ISHIN TËRHEQJE TEPËR BOSH, SHUMË SIPËRFAQËSORE DHE NUK DO TË THEM MË SHUMË DHE MË FRUSTUAN PAK TË DYJA. BOSH DO TË THOTË PA ASNJË EMOCION, ME GJESTE KOTI DHE NUK MË PËLQEU FARE.


Ori: Mos është problemi tek format e trupit sepse e kemi parë dhe në Instagram se pëlqen shumë gocat me forma. E ke shfaqur shumë qartë më story-t në Instagram.

Kristi: Gocat me forma më kanë qejf mua, më zgjedhin mua ato. Nuk i zgjedh unë ato.

Ori: Nuk e ka treguar vajza me forma se të ka qejf ty, e ke treguar ti në Instagram.

Roberti: Ajo që konstatoj unë është se ky brezi është i influencuar nga steriotipi që transmetohet  nga modelet në televizion, femra joshëse, kemi krijuar këtë modele femëror. Joshja për një mashkull të  vërtetë është te mençuria dhe besoj se Kristi është ky tip mashkulli. Vajzave këshillë u jap që të fokusohen tek personaliteti i djemve, mos  të kenë vëmendjen tek paraqitja.

Radari.al