Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied i ka trishtuar të gjithë. Një humbje e parakohshme dhe e papritur.

Mirëpo sot në mendimet e të gjithëve është edhe djali i saj, Gabrieli, i cili do të rritet tashmë pa nënën e tij. Veçanërisht nënat janë përlotur nga fakti se Gabriel nuk do të rritet me mamanë e tij e ajo nuk mundi ta shohë teksa hedh çdo hap drejt jetës.

Ndërsa shqetësimi është për djalin, Hueydës vitet e fundit, fati i rezervoi dashurinë më të madhe të jetës, Thierryn i cili u kthye në një baba për djalin e saj.

Gjatë vitit kur ajo ka qenë sëmurë dhe kurohej, përveçse u martuan, Thierry u bë ligjërisht dhe babai i Gabrielit.

Në korrik të këtij viti, Hueyda El Saied njoftoi përmes një fotoje të djalit dhe bashkëshortit të saj, se ky i fundit tashmë gëzonte atësinë e të birit.

“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.

Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017. Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje ”, shkroi ajo, duke mos fshehur lumturinë e një momenti të tillë, mes Gabrielit të vogël dhe Thierryt.

Hueyda tregoi gjithashtu se Gabrieli e ka thërritur shumë natyrshëm babi Thierryn e se ajo është ndjerë shumë e lumtur për këtë moment.

Prekëse/ Po luftonte me sëmundjen e rëndë, veprimi që
Radari.al