Ndarja e prakohshme nga jeta  e Hueyda el Saied, ka sjellë reagime të shumta nga kolegë, miq dhe të afërm të artistes.  

Humbja e saj ka shkaktuar një trishtim të thellë dhe në figurat politike të vendit tonë, ku së fundmi kyeministri Edi Rama zemërthyer ka reaguar për largimin e saj të papritur nga kjo jetë.

Krah një fotoje të artistes, Rama i prekur shkruan: “Lamtumirë shoqe e vogël”, teksa postimin e shoqëron me një zemër të thyer.

Hueyda el Saied u nda nga jeta ditën e sotme pas një kalvari të gjatë mundimesh me sëmundjen e rëndë.

Radari.al