Është mbyllur burgu i Zaharisë, ku vuajnë dënimin të burgosurit që kanë probleme të shëndetit mendor.

Të dënuarit më 27-28 dhjetor do të transferohen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit.

Nuk dihen ende arsyet e marrjes së këtij vendimi, por mendohet se shkak mund të jetë bërë gjendja e amortizuar e ambienteve të këtij burgu. Prej vitesh organizmat ndërkombëtare kanë kritikuar ashpër Shqipërinë për situatën në burg e Zaharisë.

Burgu i Zaharisë në Krujë, ndodhet vetëm 15 kilometra larg Tiranës. Të dënuarit e izoluarit në qelitë e godinës thuajse të rrënuar, janë të sëmurë të shëndetit mendor, para apo tetraplegjikë si dhe të moshuar mbi 65 vjeç. Secili prej tyre bart mbi supe barrën e një krimi të rëndë. Mbylljen e burgut të Zaharisë e kishte njoftuar pak ditë më parë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Radari.al