FËMIJËT JANË NJË EMOCION I MADH POR EDHE NJË REVOLUCION TRAUMATIK PËR ÇIFTIN, I CILI DUHET TË GJEJË NJË EKUILIBËR TË RI. JETA QË KRIJOHET NË FILLIM TË NJË LIDHJEJE, KUR NJERIU SHKON PËR TË JETUAR BASHKË, NUK KA TË BËJË FARE ME JETËN E NJË ÇIFTI ME FËMIJË. GJITHÇKA NDRYSHON, SIGURISHT PËR MIRË, POR DUHET TË JENI TË PËRGATITUR SEPSE PËRDITSHMËRIA NUK DO TË JETË MË E NJËJTA. JU DUHET TË KUJDESENI PËR TA, T’I EDUKONI DHE TË LINI QË GJITHÇKA TË SHKOJË MIRË.

Gjatë shtatzënisë ndodhin ndryshime që nuk janë unike për gruan. Edhe pse është e sigurt se ka tronditje të dukshme fizike dhe emocionale tek nënat në pritje, roli i mashkullit mbetet shumë i rëndësishëm gjatë procesit të shtatzënisë. Gjithçka është më e thjeshtë kur partneri përfshihet menjëherë dhe interesohet për gjendjen fizike dhe emocionale të partnerit.

LINDJA E FËMIJËS ËSHTË NJË TJETËR MOMENT I RËNDËSISHËM: LIND NJË FËMIJË, POR LINDIN EDHE PRINDËRIT. PASI SHTATZËNIA DHE LINDJA MBAROJNË, JU SHKONI NË SHTËPI DHE JETA PËRMBYSET, NDODH LODHJA, GJUMI DHE RRASKAPITJA E THELLË. DETYRAT DUHET TË NDAHEN MIRË NË MËNYRË QË GJITHÇKA TË FUNKSIONOJË. KJO ËSHTË VËSHTIRËSIA E VËRTETË.

Ajo që duhet të kuptoni, si bashkëshorte, është se rraskapitja është e njëjtë për të dy dhe secili është përgjegjës për fëmijën në mënyrë të barabartë. Shumë shpesh gruaja ndjehet më e lodhur ose më e rëndësishme. I vogli nuk ka nevojë për prindër që zemërohen, që humbasin durimin për shkak të lodhjes apo komunikimit të keq. Netët e vështira janë të vështira për si për mamin ashtu dhe babin. Duhet shmangur kërkimi i fajtorit në çift.

Nëse mendoni se marrëdhënia juaj ka filluar të ndryshojë pasi jeni bërë prindër është e rëndësishme të kërkoni zgjidhje për të ruajtur dhe përmirësuar marrëdhënien tuaj. Fokusoni gjithçka tek komunikimi dhe nëse është e nevojshme kërkoni ndihmë, gjeni kohë për ta shpenzuar me partnerin tuaj dhe rizbuloni dashurinë që ju lidh.

Radari.al