Ish-kryeministri Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Burrelit i bëri thirrje anëtarëve të kryesisë së PD, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë që të japin sa më parë dorëheqjen dhe të mos qendrojnë si skllevër të Bashës, duke e quajtur këtë të fundit një njeri të marrë peng nga Rama. Berisha tha se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit do rikthejë vlerat e PD.

“Zgjedhjet që organizoi për kryetar PD-je, ishin kryekëput të manipuluar. Jam këtu për t’i bërë thirrje çdo anëtari kryesie, nuk kam personalisht me asnjërin asnjë problem, ju them se jeni të rinj në politikë, duhet të korrigjoni qendrimin tuaj. Nuk jeni të zgjedhur konform statutit. Jepni sa më shpejt dorëheqjen, bashkohuni me rithemelues të PD. Bashkohuni se qëllimi ynë është bashkimi por nuk ka asgjë në botë që mund të na bashkojë veç votës, që na bashkon si njerëz të qytetëruar, që vendosim të zhvillojmë vlerat e përbashkëta. I deklaroj Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD, jepni dorëheqjen menjëherë, mos rrini si sklllevër të peng Bashës se do bëni gabimin më të rëndë për veten tuaj. Firmat e juaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do mbeten të gdhendura në muret e kohës, si firmat e një historie që shënon pluralizmin dhe shembjen e narkoshtetit shqiptar. Ato janë depozituar në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD. Demokratë të Matit ju ftoj të vini në Tiranë të merrni deputetët tuaj, por kam konsideratë kur ata ju respektojnë ju, gjithë respekti im varet nga respekti që kanë ata ndaj jush.”-tha Berisha.

Radari.al