Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i është përgjigjur deklaratave të forta të presidentit Ilir Meta për të cilin tha se është një aktor i deklaruar politik.

Gjatë një prononcimi për mediat, Gjiknuri nënvizoi se Ilir Meta po përgatitet për të vijuar të ardhmen e tij politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës. Gjithashtu Gjiknuri pret që të fillojë sa më shpejt puna në Komisionin e Reformës zgjedhore.

“Nuk e kam ndjekur çfarë ka thënë presidenti por nuk pres ndonjë gjë të re, ai është një aktor i deklaruar politik. Si duket ai po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re që po zhvillohet brenda opozitës.

Më 26 nëntor takim mes dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan, mund të na jepni detaje? “Nuk jam përfaqësues i qeverisë shqiptare, këto detaje kërkoi në qeveri. Unë jam drejtuesi politik i qarkut dhe përgjigjem për mbarëvajtjen politike të mazhorancës në këtë qark.

Reforma zgjedhore? “Nuk ka filluar punë, ne po presim që të vijë në binarë dhe në shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore”, përfundoi Gjiknuri.

Radari.al