MBETET E VËSHTIRË TË RAPORTOSH MBI SITUATËN E PERSONAVE ME DOBËSI MENDORE, VEÇANËRISHT KUR ATYRE U ANATEMOHEN KRIME, APO KUR SËMUNDJET MENDORE PËRDOREN SI MËNYRA PËR TË SHPËTUAR NGA DËNIMI MBI VEPRËN PENALE TË KRYER.

Covid një pikë vazhdimi

Covcid-19 shtoi pasojat në shëndetin mendor lidhur me nivelin e kujdesit familjar dhe të standarteve të shërbimit ndaj pacientëve kronikë në kohën e karantinës, pasoja të pa monitorueshme edhe për trajtimin apo jo të diagnozave. Shumë pacientë me dobësi mendore jetojnë të vetmuar në qendra banimi me komunitete të ndryshme dhe në banesa të përbashkëta, apartamente apo dhomëza pa standarte.

Mungesat e shërbimit të monitorueshëm u shndërruan në rrezik për jetën e pacientëve në muajt e pandemisë, karantinës së Covid-19. U ndie shumë mungesa e skemave rehabilituese, trajtimi mjekësor dhe ai me shërbim psikologjik online. Edhe për personat me dobësi mendore pati mungesë në fazën e parë covid, mungesë  të kontaktit me mjekun e familjes / dhe mjekun specialist, si dhe shtrimet e detyruara në shërbimin spitalor, veçanërisht në mars-prill 2020. Nga shtatori e në vazhdim u rivendos kontakti me mjekun e familjes dhe për personat me probleme të shëndetit mendor pati një rritje të simptomave, referuar ngarkesës ditore të mjekut specialist dhe telefonatave në urgjencë.

Pasojat e presionit nga frikërat dhe nga informacioni në periudhën e pandemisë u pasua me rritje të përdorimit të qetësuesve nga popullata në mosha të ndryshme. Nga kontaktet me mjekët ankthi dhe frika nga vdekja janë simptomat më të shfaqura.

Numër i kufizuar i socio-psikiatërve

Shërbimi shëndetësor i specializuar në Qarkun Fier për shëndetin mendor aktualisht dhe prej vitesh përballohet vetëm nga një mjek në shërbim në ambulancën e qytetit dhe një neurologji në shërbimin spitalor.  Qarku Fier është I treti në vend për numrin e lartë të banorëve.  Në Spitalin Ali Mihali Vlore ka një numër në rritje të pacientëve në moshë të re nga ky qark dhe me diagnoza jo vetëm të trashëgueshme si skizofrenia apo bipolariteti. Problemet e adoleshentëve lidhur me sjelljet agresive apo të tërhequra lihen në heshtje sa për stigmën prindërore me refrenin do kaloj deri te komentet e shtypit u vetëvra se vuante prej kohësh nga depresioni.

PERSONAT E KARTELIZUAR NË SPITALIN E VLORËS JANË E VETMJA SHIFËR ZYRTARE DERI TANI, KRAHASUAR ME ATA QË TRAJTOHEN ME KEMP ËSHTË TREGUES NË RRITJE I PËRHAPJES SË SËMUNDJEVE MENDORE. NË MUNGESË TË SHËRBIMIT TË SPECIALIZUAR SISTEMATIK NDAJ PERSONAVE ME DOBËSI MENDORE JANË RRITUR NDJESHËM EDHE RASTET E DHUNËS NË MJEDISET FAMILJARE NGA KËTA PERSONA APO RASTET EKSTREME TË VETËVRASJES APO KRIMEVE ME AUTOR QË ETIKETOHEN DIREKT APO GJATË PROCESIT SI TË SËMURË MENDORË. NDËRKOHË QË SHËRBIMI SPITALOR MBETET NJË SKEMË NË NGËRÇ PËR SHËRBIM TË SPECIALIZUAR DHE ME MUNGESË REHABILITIMI TW PACIENTWVE.

Kartelizimi i pacienteve jep te dhëna shumë të qarta si mosha mesatare, diagnozat e hershme të lindura apo të fituara nga traumat apo përdorimi i narkotikëve.  Kam ndjekur vitet e fundit studimet master nw psikoterapinë pozitive dhe në shkencat sociale për “komunikimi për ndryshim të sjelljes sociale”, kam punuar për të drejtat e njeriut dhe në kontakte të vazhdueshme me persona apo familjare që kujdesen për dobësi mendore, kam prekur vetëm dorëzimin  e tyre. Frikërat prindërore se një ditë nuk do të jenë dhe kush do të kujdeset për fëmijën e tyre janë një brengë që u shton vuajtjen. Të pafuqishëm fizikisht qoftë dhe për mjekimin e  detyruar të fëmijëve pacientë ata janë edhe të rrezikuar.

Sipas mjekëve sëmundjet nervore kanë nevojë si për trajtimin me medikamente si edhe me trajtim psikologjik pasi ka raste kur familjarët zgjedhin mjekimet popullore, apo yshtarët… si një zgjedhje përcaktuese mes mentalitetit dhe stigmës.

Trajtim individual, por jo rehabilitim

Trajtimi i viteve të fundit me kujdestari ligjore për prapambetjet mendore dhe sëmundjet e tjera mendore, ka ulur disi stigmën dhe te mjeku specialist drejtohen dy kategori njerëzit që duan të marrin kemp dhe ata nga të afërmit që ndiejnë shqetësimet e sëmundjes dhe nevojën e mjekimit. Vetëm në bashkinë Patos janë220 pensione kemp për sëmundjet mendore, ku prej tyre 167 persona janë në qytet. Dhe pacientët e skizofrenisë janë të rrezikshëm nëse nuk trajtohen me medikamente rregullisht apo me gjilpërën Depo, shpesh ata nuk i pranojnë ilaçet dhe sëmundja përparon.

BARNAT E RIMBURSUESHME, EFEKTET DYTËSORE TË TYRE TË PANDRYSHUESHME APO CILËSI E DISKUTUESHME KRAHASUAR ME TRAJTIMIN JASHTË KUFIJVE TË DIAGNOZAVE TË NJËJTA, JANË NJË MONITORIM I MUNGUAR. TË PAMONITORUAR, TË PASHOQËRUAR MË KUR RRITEN PASI PRINDËRIT LARGOHEN NGA KJO JETË DHE TË AFËRMIT NUK ARRIJNË TË KUJDESEN THJESHT U MARRIN DHE U JAPIN TË ARDHURAT E KUJDESTARISË. DIÇKA DUHET OFRUAR NDRYSHE NGA SHËRBIMI SHËNDETËSOR NË TRAJTIMIN DHE REHABILITIMIN E PACIENTËVE ME PROBLEM TË SHËNDETIT MENDOR.

Rastet e personave të privuar nga liria pas kryerjes së veprave penale apo dhunës në familje dhe diagnostikimit të tyre me problem të shëndetit mendor pavarësisht moshës mbeten në spitalin e burgut me trajtim të detyrueshëm jo në të gjitha rastet. Të afërmit i drejtohen policisë dhe kërkojnë largimin e rasteve të dhunshme, por edhe pranimet në spitalin e Vlorës janë të kufizuara dhe të përkohshme në periudhën e trajtimit. Pas kthimit në banesë wshtw e njëjta situatë, pasi nuk ka asnjë qendër ku të ndërthuren aftësitë e mira me uljen e efektit të simptomave dhe agresivitetit. Në botën e besimeve të forta, trajtimi me bimët mjekësore dhe aftësitë prodhuese, kanë krijuar premisë shërimi shumë herë më të shpeshtë se sa trajtimet me ilaçe, por ky është një drejtim tjetër.

Strehëza dhe qendra rehabilituese…

Çdo qytet ka “Të marrët e tij” po zëvendësohet me çdo familje ka nevojë për mbështetje ndaj sëmundjeve nervore, shenjave të çrregullimeve, qoftë me origjinë traumatike të hershme, qoftë me aksidentet, apo emergjencat katastrofat kolektive si tërmeti, përmbytjet, covidi, situata që kanë nevojë për një strategji të përcaktuar mirë për efektin që kanë në sistemin nervor, në emocionet që shkarkojnë në trupin njerëzor. Pas çdo telefonate edhe vetë policia është në stresin e protokollit të trajtimit, pasi shpesh familjarët kërkojnë largimin e familjarit me probleme mendore, ata ndihen në rrezik dhe zgjedhin më mirë braktisjen institucionale.

Realiteti rëndohet edhe nga numri në rritje i moshave të reja përdorues të drogave ku në mungesë të qendrave rehabilituese përfundojnë në përparim të sëmundjeve mendore. Një pjesë e të alkoolizuarve, të papunëve preken nga depresioni në kushtet e një stresi të pa trajtuar. Skema  e trajtimeve psikologjike mungon dhe psikologu ka rol të dukshëm vetëm në gjykata dhe në shkolla. Psiko-pediatrit e sapo diplomuar nuk kanë vende në organikën e spitaleve publike, pediatrisë, mungesa e tyre ka përqendruar shërbimin vetëm në QSUT, Tiranë.

Nevoja e parë e rehabilitimit kërkon që në buxhetet e ‘22 të përfshihen edhe këto shërbime në komunitet, e të mos lihen thjesht në iniciativën e privatit apo të projekteve të përkohshme sensibilizuese.

Radari.al