Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një autobus maqedonas kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.

Xhaçka përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura nga Maqedonia e Veriut, në aksidentin e ndodhur në Bullgari.

“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve.  është pranë  në këtë moment të vështirë!”, shkruan Xhaçka.

Radari.al