Mëngjeset e shpejta jo gjithnjë na japin kohë mjaftueshëm për të shkuar në zyrë siç do të donim; të kuruara për aq sa na lejon ambienti dhe lloji i punës. 

Nëse ka një emër që na vjen ndërmend kur mendojmë për një grua në karrierë dhe njëkohësisht të kuruar në detaje është Amal Clooney, nga e cila mund të mbani shënim edhe ca këshilla të vlefshme.

Si duhet të grimohemi për përditshmërinë tonë në zyrë?

Preferohen vetullat e definuara, mollëzat rozë, buzëkuqi i kuq dhe flokët me një onde pak të dallueshme.  

-Mendimi se mospërdorimi i grimit ndihmon për të riforcuar besimin nuk është i drejtë. Një pamje e kuruar perceptohet si më profesionale edhe për dikë që është në një ambjent që dominohet nga  meshkuj. E rëndësishme është që të mos teprohet, por të kurohen detajet e duhur.

-Një buzëkuq i kuq ndihmon që të mos krijoni distancë me bashkëbiseduesin dhe mundësisht mat për të dhënë mesazhin e seriozitetit dhe besueshmërisë. Një i kuq i ndezur mund të jetë shumë ndjellës ose agresiv.

-Manikyri është një detaj thelbësor për atë që do të jap përshtypjen se është në kontroll të situatës. Ngjyrat më të përshtatshme janë ato neutrale dhe nude, ose i kuq nëse visheni me një kostum ose këmishë të bardhë. Një zgjidhje shumë elegante mund të jetë edhe një ngjyrë e kuqe shumë e errët.

-Flokët duhet të jenë të kuruar, por jo në mënyrë që t’ju çojnë drejt stereotipeve të një gruaje flirtuese. Ondet e mëdha dhe pak të çrregullta janë sinonin i vëmendjes.

-Normalisht në ambjentet e punës që janë më kreative, pamja që vjen pas grimimit është ndryshe. Ndërkohë që një grua menaxhere ka si përparësi të duket e besueshme, edhe pse nuk duhet të jetë e detyruar të heq dorë nga feminiliteti i saj. Për to këshillohet kujdesja më shumë për një lëkurë të ndritshme dhe të kuruar.  Është më mirë të investoni në hijet që krijoni në fytyrë duke e bërë të duket më me shkëlqim për të transmetuar imazhin e një personi të hapur dhe që zgjidh problemet. Buzëkuqi mund të jetë nga ai nude dhe deri në ngjyrën e kuqe.

-Është e rëndësishme që të mos përdorni një të kuq të theksuar edhe për intervistat e punës për ta bërë më të fortë atë që thoni sepse ai e përqëndron vëmendjen e atij që dëgjon tek buzët tuaja

Radari.al