Ndarja nga jeta e artistes Hueyda El Saied ka tronditur mbarë opinionin publik.

Miq të artistes të ftuar në “Ftesë në 5”, treguan se ky lajm i erdhi shumë i papritur.

Në fund të emisionit dhe Bieta, e cila mezi po i mbante lotët deri atë moment, shpërtheu duke qarë e duke treguar bisedën e fundit me Hueydën.

E prekur, Bieta tregoi se me Hueydën kishin folur për fëmijët kur kishin nisur shkollën.

“U munduam të mbajmë lotët, por nuk ja dolëm dot. Për mua ishte shumë e vështirë ta drejtoja emisionin sot sepse komunikimi im me Hueydën ka qenë pikërisht për fëmijët. Ajo më komentonte për Kroin sa është rritur, unë për Gabrielin që filloi shkollën”, tregoi Bieta mes lotësh.

Radari.al