Sali Berisha në foltoren e tij në Burrel ditën e sotme nuk i ndali akuzat sërish ndaj Lulzim Bashës. Ai tregoi se si kryeministri Rama e mban peng kryedemokratin.

Sipas Berishës, Basha ka gisht në aferën e Toyota Yaris me 5 mln euro, dhe se ka bashkëpunuar me Taulant Ballën.

“Peng Basha, nëse Rama thotë diçka që qëndron, Berisha nuk kundërshton kurrë. Është e vërtetë që Rama të ka përmend ty Toyota Yaris ty, por sa për dijeni është e vërtetë që ai të mban peng ty. Prandaj Peng Basha dil e sqaro aferën me Toyota Yaris.

Ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën për atë aferë. Na del një ditë më vjen e thotë që do dalë një Toyota me 5 mln euro, ku e gjete këtë ti, e di unë tha.

Makina erdhi, por eurot nuk u kthyen. Shumë çudi kjo punë i them. Tani eurot nuk u kthyen mbrapsht, erdhën direkt në Durrës, 1.5 mln më pak.

Ku e mësove këtë i thashë. Më informuan më tha. Mirë, eurot erdhën por e çuditshëm është që ato nuk u kthyen. I thashë pse nuk u kthyen ato eurot pasi e njoftove ti? Epo ndiqeshin me GPS tha. Çudi kjo punë i them unë. 

Tani eurot nuk u kthyen prapsht, ndonëse kishin 3 ditë kohë për të ikur në Australi. Erdhën në Durrës 1.5 mln më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belgë, dhe zoti Basha u fshihet dhe nuk shkon që të hetohet. Rama nëse t’i përmend do të thotë se të mban peng. 3 muaj më parë e marr në telefon dhe i them, 3 gjykatës në Gjykatën e Lartë, Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda kanë bërë vetingun, dalin të krimbur dhe ja kanë fshehur vetingun.

Më tha prit mos u ndje njëherë ti se po merrem unë me këtë punë. Tani nëse Rama t’i përmend, atëherë do me thënë të mban peng,” tha Berisha.

Radari.al