Sot në puntatën e ‘Për’puthen’ u dha takimi i Ritvanës dhe Azemit.

Të gjithë u përfshinë dhe folën për faktin se Azemi emocionohet tepërt dhe ka vështirësi në të shprehur.

Ritvana nisur dhe nga kjo e quajti takimin si ‘takimin më të keq’, por pa i munguar respekt Azemit, thjesht sepse ai është ndryshe në prapaskenë dhe shumë i ngurtë në takim. Ajo tha se nuk mund t’ja shpejgonte me fjalë të tjera dhe e pranoi që kishte gabuar me termin e përdorur.

Arjani nuk e priti aspak mirë komentin e Ritvanës dhe ju drejtua me kritika:

“AI TË FOLURËN NUK E KA NGA EMOCIONET ËSHTË PJESË E NATYRËS SË TIJ. MOS DILNI ME NJË DJALË DHE TË THONI TAKIMI MË I KEQ, SEPSE AI NUK TË BËRI ASGJË, AS NUK TË CËNOI, AS NUK TË PREKU, AS NUK TË OFENDOI.

DAKORD NUK KISHE SHUMË KOMUNIKIM, PO TË KUJTOJMË TAKIMET E TUA ME ARGJENDIN NË RETROSPEKTIVË SOT THEMI NA HAPËT BARKUN. MË MIRË NJË KOMUNIKIM I TILLË, SESA ATO KOMUNIKIME QË DUKESHIN BRILANTE DHE PASTAJ ISHIN NJË FLLUCKË SAPUNI QË U SHUAN DHE ASGJË. AZEMI ËSHTË INTROVERT, I MBYLLYR.

PASTAJ PSE FLISNI PËR SEKSIN, PËR GRATË E PËR KËTO? FLISNI PËR NJË GJË KULTURORE. NA KE THËNË QË KE KËTO AMBICIE E KËTO GJËRA DHE ASNJË MUHABET S’KE BËRË. MBETENI TE VOGËLSIRA.” , – THA AI.

Radari.al