Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka lejuar që “Zoti” i kokainës, Alket Hatija të ekstradohet drejtë Italisë.

Alket Hatija u arrestua në një operacion në Berat, teksa fshihej në një vilë-bunker dhe ruhej me roje. Gjykata e Durrësit e liroi më 11 korrik 2017. Prokuroria iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Gjykata e Apelit më pas vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Manja u pyet nga media në lidhje me ekstradimin, ndërsa ky i fundit tha se raste si Hatija janë raste të një niveli tjetër dhe s do diskutoheshin me palën Italiane. Por si duket vendimi është marrë dhe Hatija do të ekstradohet drejtë Italisë.

Radari.al