Një 66-vjeçare është dërguar me urgjencë mbrëmjen e sotme në Spitalin Rajonal të Sarandës. Paraprakisht dyshohet se shtetasja me iniciale  M.F.,66 vjeçe., banuese në fshatin Ninat, ka pirë fotoksinë dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sarandë/Informacion paraprak :

Më datë 22.11.2021, rreth orës 18:50, u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet sa ka pirë fotoksinë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Radari.al