Partia Socialiste ka mbledhur këtë të hënë Grupin Parlamentar. Gazetarja Klesiana Omeri raporton se pritet që në këtë mbledhje të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme që kryesisht lidhen edhe me buxhetin e vitit 2022.

Po ashtu pritet që të ketë diskutime edhe për një sërë çështjesh të tjera politike që janë të hapura dhe që kërkojnë votën dhe mbështetjen e PD.

Një prej tyre është edhe çështja e zgjatjes së mandateve të organeve të Vettingut. Kujtojmë që për PS ka kërkuar opinionin e “Venecias” për këtë ndërhyrje.

Po ashtu pritet që të diskutohet për një kërkesë të prokurorëve të SPAK për të zgjatur mandatin e tyre. Kjo kërkesë është bërë disa ditë më parë dhe nga qeveria shqiptare ka marrë sinjale pozitive. Kjo çështje kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë dhe është në fokus të mbledhjes së socialistëve.

Nuk pritet që të mungojnë diskutimet edhe për Reformën Zgjedhore.

Gazetarja raportoi se ditën e sotme ka pasur edhe një sërë komisionesh që kanë ushtruar veprimtarinë. Një prej tyre që është shtyrë për ditën e nesërme dhe ka pasur të bëjë për një marrëveshje me Britaninë e Madhe.

PD ka kërkuar përgjigje nga PS nëse është e vërtetë ajo që është shkruar nga mediat britanike se në Shqipëri do të instalohet një kamp azilantësh.

Mirëpo për shkak të angazhimit të deputetëve socialistë, mbledhja u shty. Sa i përket çështjes së kampit, kjo është mohuar më herët nga kryeministri Edi Rama dhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Radari.al