Rumen Radev ka fituar edhe një mandat si president i Bullgarisë, sipas exit poll-eve pas zgjedhjeve presidenciale.

Qytetarët bullgarë rinovuan besimin te presidenti i tyre, Rumen Radev, i cili është bërë lider i shquar i lëvizjes kundër korrupsionit në vend, më i varfëri në Bashkimin Evropian.

Radev (58), një ish-pilot ushtarak dhe ish-komandant i forcave të armatosura, fitoi midis 63 dhe 65 për qind të votave, thanë tre institute kërkimore të opinionit publik.

Kundërshtari i tij, Anastas Gerdzhikov, i cili kandidoi me mbështetjen e partisë konservatore GERB të ish-kryeministrit Bojko Borisov, merr 31 deri në 33 për qind.

Zgjedhjet, të katërtat këtë vit, u mbajtën me rastin e valës vdekjeprurëse të pandemisë COVID-19.

Më pak se 25 për qind e popullsisë 6.9 milionëshe është plotësisht e vaksinuar, vdekshmëria është ndër më të lartat në botë dhe spitalet e rrënuara janë të mbipopulluara.

Në Bullgari, e cila është një republikë parlamentare, qeveria përcakton politikën dhe presidenti ka kryesisht detyra protokollare.

Bullgarët duket se janë pak të lodhur pas tri zgjedhjeve të këtij viti. Komisioni Zgjedhor njoftoi se pjesëmarrja deri në orën 16:00 ishte 24 për qind, që është një rënie e qartë në krahasim me 2016

Radari.al