Pas deklaratës për shtyp të Presidentit Ilir Meta, i cili u shprehj se kryedemokrati i ishte ulur në gjunjë dhe i ishte lutur për të shtyrë zgjedhjet e 30 Qershorit, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike.

Sipas PD, demokratët e njohin mirë Metën dhe ia dinë bëmat e gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre, teksa në reagim thuhet se demokratët nuk i kanë asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhin dot hallet.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, shkruhet në reagimin e PD.

Radari.al