Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet duke marrë pesë të pandehur për shpërdorim detyre për dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të tre viteve më parë. I pandehur është marrë një subjekt juridik pasi një pallat që ai ka ndërtuar është dëmtuar nga tërmeti dhe sipas prokurorisë nuk ka respektuar standardet në ndërtim.

Po ashtu të pandehur janë marrë është ish-zyrtarë të urbanistikës në Farkë, ish-shefi i zyrës Geron Cipi  dhe dy ish-inspektorë. Dosja për 5 personat është dërguar në gjykatë për seancë paraprake.

Nga 51 viktimat që shkaktoi tërmeti i 26 Nëntorit të 2019, një ishte nga Tirana. Xhesika Biqiku 20 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pasi në Kombinat në momentin që po dilte nga shtëpia i ra në kokë një tullë.

Radari.al