Vijon puna për ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

Është kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili mëngjesin e kësaj të hëne thotë se kur të hapet ky kantier do të zbulojë një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse sa i takon turizmit.

Ai shprehet se ky aks do të hapë perspektiva të reja ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj zone.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Qukës – Qafë Plloçë, ku vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili zbulon një tjetër pjesë të Shqipërisë magjepsëse për industrinë e turizmit dhe hap perspektiva të reja ekonomike e sociale për banorët e krejt kësaj zone, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Radari.al