Gjërat duket se po ndryshojnë për mirë mes Sarës dhe Pajtimit në Big Brother Vip dhe dyshja po afrohet gjithnjë e më shumë.

Në një moment që i ka shpëtuar të gjithëve, Sarah dhe PM kanë shkëmbyer puthjen e parë. Edhe pse Sarah ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.

PM ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi, siç duket dhe në videon më poshtë.

Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në Big Brother Vip do të krijohet çifti i parë.

Kujtojmë që Pajtimi refuzoi një darkë me Sarën ditën e djeshme, edhe pse ishin përzgjedhur nga banorët e tjerë që të darkonin bashkë. Më vonë ai i kërkoi falje Sarës që nuk pranoi.

Ndoshta në reagimin e Sarës ka ndikuar edhe hyrja e Antonelës, pasi blogerja tregoi hapur xhelozi teksa ajo ngacmonte Pajtimin.

“Antonela paske ardhur me qëllim. Faleminderit? Po pse, poo rrini kaq afër, pak më larg, s’e kuptoj”, i tha Sarah ish-konkurrentes së Për’puthen, duke treguar hapur shenja xhelozie.

Radari.al