Ngjyra mund të vendosë tonin dhe gjendjen shpirtërore në pjesë të ndryshme të shtëpisë tuaj, duke ngjallur emocione dhe kujtime – dhe gjithashtu mund të rrisë vlerën e shtëpisë

Nëse po mendoni të nxirrni në shitje shtëpinë tuaj, përmirësimi i ngjyrës në shtëpinë tuaj mund të rrisë vlerën e saj të përgjithshme dhe të tërheqë blerësit potencialë – nëse zgjidhni ngjyrat e duhura.

Ngjyrat e rekomanduara nga ekspertët:

1. E bardhë

E shkëlqyeshme për: kuzhina, dhoma të ndenjes, dhoma gjumi, banja, ambiente të jashtme

E bardha është një ngjyrë posaçërisht e mirë për kuzhinat. Mbajtja e një ngjyre neutrale si e bardha e ngrohtë mund t’i lejojë blerësit potencialë të shohin veten në hapësirë – diçka me të cilën ngjyra e guximshme mund t’i pengojë.

2. Krem

E shkëlqyeshme për: kuzhina, dhoma të ndenjës, dhoma gjumi.

Përveç nuancës së ngrohtë të bardhë, ngjyra krem është një tjetër neutrale që mund të freskojë hapësirën dhe t’i japë dhomës një ndjenjë të këndshme dhe mund të rrisë vlerën e shtëpisë.

3. E kaltër e ndritshme

E shkëlqyeshme për: banja, dhoma gjumi.

Ngjyra e kaltër lehtë mund ta bëjë banjën të duket tërheqëse, e rehatshme, por edhe më e madhe. Edhe një herë, e kaltra e ndritshme konsiderohet ngjyrë neutrale, e cila ndoshta do të tërheqë një gamë të gjerë stilesh dhe shijesh.

Radari.al