Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, prezantuan paketën fiskale. Gjatë fjalës së saj Ibrahimaj ka thënë se buxheti 2022 do të mbështesë kryesisht industrinë kreative, sipërmarrjen e re dhe “start-up”.

Ajo më tej ka thënë se me politikat e ndjekura qeveria ka nxitur biznesin e vogël, ku ka theksuar se në në fokus do të jetë edhe rritja e produktivitetit të bizneseve dhe menaxhimin e tyre.

Sipas ministres buxheti 2022 parashikon që të zhvillojë 7 programe për nxitjen e punësimit, ku do të përfitojnë rreth 5 mijë individë.

“Do mbështesim biznesin dhe rritjen e produktiviteti dhe nëpërmjet programit në bashkëpunim me qeverinë Gjermane kemi pasur sukses në rritjen e kompetencave. Pa rritje dhe konceptet e menaxhimi nuk mund të zhvillohet. Kemi programe për nxitjen e punësimit. 7 programe të nxiten 5 mijë individë që të zhvillojnë aftësim me idenë për të hapur biznese të tyre. 

AIDA të hapet një sektor i veçantë me trajnimin e bizneseve dhe programet e suksesshëm. Me BE do kemi fond për garancinë rinore. Që çdo i ri do mbështetet me arsim, praktikë profesionale. Do krijojmë ëebsite që informacioni të mos mungojë.”, tha ajo.

Radari.al