Deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha në takimin e tij me gratë demokrate dhe të Forumit të gruas, ku tha se do të shpallte ‘Non Grata’ Yuri Kim, për deklaratën e saj për “barin”, është komentuar me ironi nga analisti dhe botuesi, Mero Baze. ” Ka reciprocitet këtu s’bën shaka burri i botës”, shkruan ndër të tjera Mero Baze.

“BERISHA PASKA “NDËSHKUAR” AMBASADOREN YURI KIM DUKE E SHPALLUR “NON GRATA” NË ZYRËN E TIJ NË PD, DERISA AJO TU KËRKOJË NDJESË DEMOKRATËVE PËR ATË QË I KA BËRË SHBA FAMILJES BERISHA. KY MUND TË JETË DHE I VETMI PREMTIM I MBAJTUR I “FOLTORES”. SIÇ DUKET AMBASADORJA DO IK NGA DETYRA DHE NDOSHTA DHE NGA KJO BOTË, PA SHKELUR KURRË NË ZYRËN E TIJ. “FOLTORJA” MË NË FUND U BETUA QË DO TIA MBYLL DERËN SHBA. KA RECIPROCITET KËTU S’BËN SHAKA BURRI I BOTËS”, IRONIZON BAZE.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Berishës, ku në ‘Foltoren’ e radhës në Tiranë me gratë e vajzat demokrate, Berisha tha se dera e PD-së do të jetë gjithnjë e hapur për çdo ambasador të SHBA, por që të shkelë në zyrë, Kim duhet t’i kërkojë fillimisht demokratëve falje për ‘barin’. Kujtojmë se pas shpalljes së Berishës ‘Non Grata’, Yuri Kim kërkoi distancimin e PD-së nga e kaluara duke thënë se ‘një parti nuk mund të hajë barë për hir të një deputeti’.

Radari.al