Xhensila Pere ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”, ku ka ndarë një histori nga jeta e saj private.

Teksa është pyetur se cila ka qenë arsyeja më idiote që ajo është ndarë, Xhensila zbuloi se shkak është bërë familja e ish-partnerit të saj.

“Arsyeja më idiote, është çështja e mentalitetit. Ndarja ka ndodhur nga paragjykimet e njerëzve që ‘çne ti me atë’, dhe gjëja më e ulët që bëjnë meshkujt shqiptarë, është që dëgjojnë shumë familjen dhe që nuk kanë këllqe të ecin me këmbët e tyre dhe të marrin vendimet e tyre, pavarësisht sa mund ta duan personin përballë”, u shpreh ajo.


Kujtojmë që Xhensila Pere për momentin është e angazhuar si opinioniste në programin “Talk Love Story” në televizionin Klan, çdo ditë nga e hëna në të premten, në orën 16:05.

Radari.al