Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u shënua në Lushnjë, ku një 13-vjeçar i dha fund jetës teksa donte të bënte një video për Tik Tok.

Ajo shprehet se eksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime të pakontrollueshme është një çështjë që kërkon debat.

Kushi thotë se jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale.

Postimi i plotë i Kishit:

URGJENTE!

Jam shumë e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!

Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në burime apo informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Shkolla për Shëndetin” ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!

Radari.al