Facebook nuk funksionoi gjatë ditës për mijëra përdorues, shumë prej tyre që gjenden në SHBA.

Sipas DownDetector, faqja që monitoron ndërprerjet në internet, deri në orën 11:54 të ditës kishte 1,838 raporte për probleme me rrjetin social. Deri në orën 12:00, numri i problemeve të raportuar ishte rritur në mbi 2,300.

Shumica e problemeve, prej rreth 62 për qind u raportuan në faqen e internetit të Facebook, derisa 22 për qind ishin në aplikacion dhe gjithashtu 19 për qind ishin rreth postimeve në platformë.

Në faqen monitoruese të DownDetector, shumë prej komentuesve thanë nuk mund të postonin.

Radari.al