Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka filluar të lëvizë. Pas një heshtje të gjatë disa mujore, ajo ka dalë në terren, në bazë.

Kryemadhi është shfaqur në Fier, aty ku ka marrë mandatin, me një apel të fortë për ringritjen e LSI-së.

Sipas saj, kontakti me njerëzit mbetet i vazhdueshëm, me përgjegjësi edhe më të shtuara pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit.

Ndër të tjera ajo ka shenjëstruar Lulzim Bashën, kreun e Opozitës, me të cilin pati një marrëvshje në zgjedhjet e 25 Prillit.

Për ne kontakti me njerëzit mbetet i vazhdueshëm, me përgjegjësi edhe më të shtuara pas masakrës zgjedhore të 25 Prillit. 

Si në qarqet e tjera, analiza e rezultatit të fushatës për Fierin përmban shumë faktorë, që dita ditës bëhen më të qartë për çdo qytetar, opozitar dhe mbështetës të LSI. 

Ky moment është një pikë kthese për forcën tonë politike, që të ringrihet më e fortë në lartësinë e detyrës së ngarkuar nga qindra mijëra votuesit e saj në 25 Prill, si dhe për të përfaqësuar ëndrrat dhe nevojat e brezit të ri, të cilët më shumë se kurrë kanë nevojë për një opozitë të besueshme si alternativë ndaj situatës aktuale”, shkruan Kryemadhi në rrjete sociale, duke shenjëstruar kështu Lulzim Bashën, i cili parimisht është kryetar i Opozitës.

Radari.al