Edvin Kulluri, kandidati i vet’shpallur për kryetar të PD-së, nuk i ndal akuzat ndaj Lulzim Bashës.

Sipas Kullurit, Lulzim Basha dhe drejtimi imoral i tij është e shkuara e Partisë Demokratike.

“Një kryetar që fyen dhe mallkon historinë dhe këdo që është kundërshtar i tij në PD nuk ka asnjë të ardhme. Të djathtët kanë respekt për traditën dhe njerëzit.

11 dhjetori është dita e ndarjes nga kjo faqe e errët e historisë së PD, por mbi të gjitha dita e parë e një historie të re që duhet “shkruar” mirë dhe qartë”, shkruan Kulluri në rrjete sociale.

Sipas Kullurit, vetëm reformimi e shpëton PD-në nga situata ku është.

Politika përjetohet me emocione, por mbi të gjitha me arsye. Shkëputja nga tallazet jo të pakta nëpër të cilat kemi kaluar në 30 vite është detyrim historik që kemi ndaj vetes dhe atyre që do vijnë pas. 

Reformim dhe vetëm reformim. Politikanët shkojnë e vijnë me sukseset dhe dështimet e tyre, vlerat duhen vendosur me pjekuri dhe kurajo. Aksionerët e vërtetë të Partisë Demokratike janë anëtarët e saj. Këtë sovranitet të vullnetit të lirë duhet ta mbrojë çdo anëtar i PD dhe t’ ua tregojmë çdo shqiptari. Ndryshe nuk i bindim dot që jemi alternativa më e mirë. Vetëm kështu do e çojmë edhe Ramën dhe Rilindjen në muzeun e dështimeve, aty ku e kanë vendin”, shkruan më tej Kulluri.

Radari.al