Sali Berisha tha sot në takimin me gratë demokrate, se disa burime amerikane e kanë informuar për bisedat mes Lulzim Bashës dhe Yuri Kim.

Ai u shpreh se Basha kishte frikë nga përgjimet dhe i kërkonte ambasadores të bisedonin në oborr kur kjo e fundit i shkonte në zyrë.

Por Berisha e mohoi t’i ketë vënë përgjues Bashës.

“Jua garantoj unë juve se nga burime tërësisht amerikane jam informuar se Lulzim Basha i thoshte ambasadores hajde dalim të flasim jashtë se këtu më ka vënë Sali Berisha përgjues. Një gjë ta dini, se unë kurrë s’do ta lejoja të zgjidhej për herë të tretë në krye të opozitës ai njeri” – tha Berisha.

Në ‘Foltoren’ në ‘Rogner’ Berisha shtoi se në Kuvendin e tij më 11 Dhjetor janë të ftuar edhe ata delegatë që s’kanë pasur mundësi të firmosin formularët.

Radari.al