Në 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës, pasi akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Harallamb Nika, 52 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili më parë ka punuar si doganier.

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për arrestimin e shtetasit H. N., 52 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregëtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”,  Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë vijuar hetimet dhe kontrollet në vendet e dyshuar ku ky shtetas mund të dispononte mallra kontabandë.

Nga kontrolli i ushtruar nga Specialistët e Seksionit për Hetimit e Krimit Ekonomiko-Financiar dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në garazhin e banesës së tij në fshatin Bodrisht, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme mallrash të ndryshme, kryesisht kozmetike, me mbishkrime në gjuhë të huaja, të pa shoqëruara me dokument përkatës, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë në vendin tonë.

Materialet në ngarkim të shtetasit H. N., i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”

Radari.al