I dashuri i aktores Adriana Matoshi, Keith Groeneveld, është rikthyer pas disa muajsh në vendlindjen e partneres, në Kosovë. Kjo ka bërë që çifti të shijojë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi, ka qenë vetë Adriana që ka publikuar një foto përkrah Keith në një nga daljet e tyre.

Bashkangjitur me foton, Matoshi ka vënë një përshkrim një thënie të ish-Zonjës së Parë, Michelle Obama.

“Më e bukura është kur gjen një partner që të do dhe të respekton me të vërtetë, sepse pas gjitha uljeve e ngritjeve, ne kemi njëri-tjetrin, gjë që e bën t’ia vlejë ky udhëtim”, ka shkruar ajo.

Keith dhe Adriana po shijojnë lidhjen prej afro dy vitesh, përkundër paragjykimeve të mëdha që iu bënë për diferencën në moshë. Sakaq, deputetja është nënë e katër fëmijëve, nga një martesë e mëparshme.

Radari.al