Debati për krijimin e Superligës nuk ka fund. Iniciatori i këtij projekti, Fiorentino Perez shpesh është përplasur me Uefan lidhur me këtë kompeticion. Në asamblenë e fundit të Real Madrid, Perez nuk la pa përmendur dhe idenë e Super Ligës.

“Pandemia na tregoi se duhet të bëjmë ndryshime në sistemin e futbollit, me qëllim që të parandalojmë falimentimin si sport. Superliga është zgjidhje. Ajo ka në thelbin e saj transparencën dhe burime të mëdha financiare, për të krijuar një kompeticion të ri”.

Tifozët

“Të rinjtë po largohen nga futbolli. Formati do të jetë i hapur për të gjithë nevojat e tifozëve. Klubet po i paraprijnë rrezikut kurse UEFA jo.

Presioni i UEFA-s

“Si ka mundësi që presidenti i Uefas foli me tone të rënda ndaj një klubi si Juventusi? Gjithçka ishte kundër Superligës. 3 prej 12 klubeve nuk ranë dakort me kushtet. Ne të tre kemi fituar 20 kupa evropiane. Duhet t’i kujtojmë se kush është Reali.

Fiorentino Perez themeloi idenë e Super Ligës, në të cilën do të merrnin pjesë 12 ekipet më të forta të historisë. Kjo solli pakënaqësi tek tifozët, të cilët u shprehën hapur kundër kësaj ideje, me idenë se futbolli është i bukur prej skuadrave të vogla.

Radari.al