Monedha dixhitale konusmon më shumë energji elektrike dhe prodhon më shumë emetime se shumica e vendeve. Monedha ka ndihmuar që njerëzit të paguajnë hipotekat e tyre e disa të dalin në pension 30 vjet më herët.

Bitcoin mund të jetë futurist dhe madje fitimprurës, por për një person të zakonshëm, kjo mund të tingëllojë komplekse dhe madje konfuze.

I krijuar në vazhdën e krizës financiare të vitit 2008 nga një kërkues anonim me nofkën Satoshi Nakamoto, një Bitcoin i vetëm vlente rreth 0.08 dollarë.

Sot, çmimi i Bitcoin qëndron në rreth 59,970 dollarë. Tashmë ajo është miratuar si monedha zyrtare e vendit në El Salvador, dhe ka bërë shumë njerëz jashtëzaknisht të pasur.

Pra, çfarë është Bitcoin, si funksionon kriptomonedha dhe ku mund ta blini atë?

Kush është në krye të Bitcoin?

Përgjigjja e shkurtër është se askush nuk e ka në pronësi atë, përveç të gjithëve që e tregtojnë atë. Shumica e vendeve në botë kanë monedhën vendase që kontrollohet dhe rregullohet nga një bankë qendrore, siç është Banka e Anglisë.

Ndryshe nga paratë standarde, Bitcoin ekziston vetëm në internet, nuk ka vend bazë dhe nuk rregullohet nga një bankë qendrore.

Në vend të kësaj, Bitcoin është ‘i decentralizuar’, që do të thotë se kontrollohet dhe verifikohet nga një rrjet i madh njerëzish që e blejnë, e shesin dhe bëjnë tregti me të.

Ideja është që, një ditë, Bitcoin mund të bëhet një monedhë globale që mund të përdoret kudo në botë. Derisa ne nuk jemi ende në atë pikë, një listë në rritje e shitësve me pakicë si eBay, Tesco, Microsoft dhe Etsy e pranojnë atë si pagesë.

Si prodhohet Bitcoin?
Bitcoins krijohen përmes ‘minimit’. Kompjuterët e fuqishëm duhet të zgjidhin shuma komplekse me një përgjigje 64-shifrore.

Këto shuma bëhen më të vështira dhe kërkojnë kompjuterë më të fortë ndërsa krijohet çdo Bitcoin i ri, kjo është arsyeja pse ‘minimi’ i Bitcoin tani konsumon kaq shumë energji elektrike.

Pasi të jetë zgjidhur një problem, ‘minatorit’ i jepet një Bitcoin i ri. Kjo më pas i shtohet diçkaje që quhet ‘blockchain’, një rekord publik i çdo transaksioni Bitcoin që ekziston.

Vetëm 21 milionë Bitcoin mund të krijohen, dhe tani jemi rrugës për t’i krijuar 16 milionë prej tyre, shkruan tg.
Njerëzit janë gjendje të fitojnë para nga Bitcoin ose duke e ‘minuar’ atë dhe duke e shitur atë, ose duke blerë kripto-n dhe duke e shitur atë me një vlerë më të lartë më vonë.

Si mund ta blej, ta shesë apo të bëjë tregti me Bitcoin?

Është e rëndësishme ta mbani në mend se vlera e Bitcoin është jashtëzakonsht e paqëndrueshme dhe mund të rritet dhe të bjerë në vlera shumë të paparashikueshme. Derisa shumë kanë fituar para në Bitcoin, shumë njerëz kanë humbur mijëra.

Ju paraprakisht duhet të flisni me një këshilltar të pavarur financiar përpara se të merrni ndonjë vendim të madh investimi, pasi në fund të fundit jeni duke vënë në rrezik kursimet dhe kapitalin tuaj.

Për ta përdorur Bitcoinin, duhet ta shkarkoni dhe instaloni një ‘portofol’ të kriptomonedhës dixhitale. Kjo është unike për ju dhe është vendi ku Bitcoini i juaj do të ruhet dhe vepron si një llogari bankare virtuale.

Ka shumë lloje të ndryshme ‘portofolesh’ të kriptomonedhave, duke përfshirë ato që mund t’i ruani në USB ose në pajisjen tuaj. Sidoqoftë, mund të merrni edhe kuleta dixhitale të sigurta përmes palëve të treta.

Nëse dëshironi të blini Bitcoin, do t’ju duhet të kyçeni në një “shkëmbim kripto” të besuar si Coinbase, Binance, ose Gemini. Ata mund të ngarkojnë tarifa të vogla për transaksionet, por ofrojnë siguri të mirë për të mbrojtur investimet tuaja dhe gjithashtu shesin kriptovaluta të tjera si Ethereum.

Vetëm sigurohuni që të kontrolloni tre herë vërtetësinë e çdo faqeje që pretendon se bënë shkëmbim, duke i kushtuar vëmendje adresës së internetit që po vizitoni përpara se të paguani për ndonjë gjë. Ka shumë mashtrues atje që kërkojnë të mashtrojnë njerëzit që duan të blejnë Bitcoin.

Radari.al