Çorba me mish viçi është një pjatë tradicionale e vendit tonë. Ky ushqim është tipik për stinën e dimrit dhe mjaft i shëndetshëm pasi në përbërjen e tij ka perimet më të ushqyeshme.

Përbërësit
2 qepë
2-3 thelpinj hudhër
500 g mish viçi
2 lugë gjelle piperka
2-3 patate
2-3 domate
1 spec jeshil djegës
disa gjethe selino
3 l ujë
kripë dhe vaj

PËRGATITJA: Prisni hollë qepët dhe thelpinjtë e hudhrës. Copëtoni mishin dhe prisni patatet në kubikë të barabartë. Merrni tenxheren dhe skuqni qepët dhe thelpinjtë e hudhrës duke u hedhur 3-4 lugë gjelle vaji luledielli dhe përziejini vazhdimisht. Kur të jenë bërë të buta, shtoni piperkat dhe mishin e copëtuar në kubikë, kriposini, skuqini për 2-3 minuta dhe më pas lërini në zjarr dhe për 3-5 minuta të tjera duke shtuar një sasi të vogël uji. Kur mishi të jetë bërë, shtoni patatet, specat jeshile, domatet dhe gjethet e selinos. Hidhni dhe 3 l ujë në tenxhere dhe lëreni të ziejë për 2 orë deri sa supa të trashet. Kur të jetë gati, hiqni gjethet e selinos dhe servireni. 

Radari.al