Sot në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ka qenë e ftuar skenaristja dhe producentja Dalina Buzi.

Ajo ka dhënë disa detaje mjaft interesante nga shkrimi i skenarit të SNOB dhe deri në momentin e publikimit të serialit.

Veç kësaj Dalina është ngacmuar nga Fatma, përsa i përket mungesës së vajzave të Hostel by anabel në premierën e SNOB.

“Po Megi Pojani pse mungoi?”– thotë Fatma, ndërkohë që Dalina ka preferuar të flasë në përgjithësi për të gjitha vajzat.

Dalina Buzi ka bërë një krahasim ku shprehet: Është njëlloj si të bësh dasmë me të dashurin e ri dhe të ftosh ish-in, dua të flas vetëm për këtë dasmën që bëra.Koha shëron çdo gjë edhe pse tani janë në fazën e ishit, me kalimin e kohës çdo gjë kuptohet qoftë edhe njerëzit që janë mirënjohës apo mosmirënjohës. 

Gjithashtu skenaristja është ngacmuar sërish nga Fatma e cila i ka thënë a e ka parë në serialin H.O.T, pjesë për të cilën Dalina nuk ka dhënë asnjë koment.

Sipas Dalinës, Sabiani meriton ta fitojë Big Brother VIP dhe mendon se këngëtarin e ka ngritur shumë ky format, ndryshe nga Fifin që po e ul.

Dalina gjithashtu shtoi se ka pasur një bisedë interesante dikur me Semin, por gjithsesi për të mbetet e paqartë se si mund të shkojnë gjërat te ai reality-show.

Radari.al