Aktori i njohur Bes Kallaku festoon sot ditëlindjen e 36-të dhe nuk kishte sit ë mungonte urimi nga bashkëshortja e tij Xhensila Myrtezaj.

Teksa ka postuar një video të familjes së tyre, këngëtarja ka zgjedhur gjithashtu fjalët më të ëmbla për aktorin e humorit, “dritën e saj të syve”, siç e quan ajo.

“Zoti të ka shpërblyer me dhuratën më të shtrenjtë të jetës, filizin tonë. Edhe 100 drita e syve të mi, pa ty jam e verbër”, shkruan këngëtarja.

Besi dhe Xhensila janë një nga çiftet më trendy të momentit dhe herë pas herë ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale video të familjes së tyre.

Padyshim që ata janë një mbështetje dhe support i madh për njëri-tjetrin.

Radari.al