Në mëngjes

Një gotë e madhe e ujit apo çajit apo lëngu natyral. Pemë e lëngje mund të hani e pini sa të doni

Në kohën e paradrekes

Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe citroni në vjeshtë dhe dimër; pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.

Dreka

Një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon apo mëlmesa sipas dëshirës. Salatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të salatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata e jeshile, karrota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate…

Para darka

Një gotë e madhe me ujë apo çaj natyral. Një gotë qumësht apo jogurt, apo 30 gram djath ose ndonjë frut.

Darka

Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gr. mish (pule apo viçi) ose 150 gr. peshk, apo një vezë me perime dhe pemë

Radari.al