Kanë mbërritur gjatë natës në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet. Kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me boria makinash, si shenjë gëzimi për nga ku pritet që të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar në këtë qytet. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë paralajmëroi se punimet do të nisin shumë shpejt dhe tha se do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar për vendin si dhe do të ketë kapacitete fluturimesh transoqeantike.

‘PËR PAK DITË MË NË FUND, PAS NJË KALVARI TË VËRTETË NE DO TË BËJMË TË NJËJTËN GJË SI SOT, DUKE NGRITUR KANTIERIN E AEROPORTIT DREJT VLORËS. DO TË JETË NJË AEROPORT NDËRKOMBËTAR, DO TË JETË NJË AEROPORT I CILI DO TË SJELLË VLERË TË SHTUAR SI NJË AEROPORT I NJË KATEGORIE TË LARTË, NDËR MË TË LARTAT SIPAS STANDARDEVE EUROPIANE, QË DO TË OFROJË FLUTURIME KUDO, EDHE KAPACITET FLUTURIMESH TRANSOQEANIKE DHE SHËRBIME TË CILAT ENDE SOT NUK I KA AVIACIONI CIVIL SHQIPTAR QË DO TË JENË TË MUNDURA DHE NË AEROPORTIN TJETËR NËNË TEREZA. NJË PORT PËR JAHTET QË PËRSËRI ËSHTË NJË TJETËR MOTOR PËR EKONOMINË E VENDIT. KËTO JANË TË GJITHA ‘FABRIKA BUKE’ QË SJELLIN HALLKA TË REJA TË ZINXHIRIT TË VLERËS.”, THA RAMA.

Më 20 prill u nënshkrua edhe kontrata me kompaninë fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, që pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme dhe do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër, ku pjesa më e madhe e aksioneve 50% zotërohet nga Mabetex, kompania e biznesmenit Behgjet Pacolli, dhe 48% nga YDA Group firma që po ndërton Spitalin e Fierit me bazë në Ankara dhe 2% nga 2A group.

Konsorciumi fitues ofroi një vlerë investimi prej 103.9 milionë Eurosh dhe do të ketë operimin për 35 vjet të pistës së aeroportit.  Aeroporti i Vlorës do të jetë edhe baza për flotën e avionëve Air Albania, ndërsa për herë të parë aty do të ketë një zonë të veçantë për mirëmbajtjen e avionëve, një shërbim i ri i kërkuar nga kompani të huaja, i cili do të përkthehet në të ardhura dhe vende pune shtesë për zonën.

Radari.al