Lacio mundi Interin në kampionat, por mund të marrë një sukses tjetër ndaj zikaltërve, por kësaj radhe në merkato. Kryeqytetasit synojnë afrimin e Filip Kostiç  nga skuadra e Frankfurtit.

Drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare e përlqen mefshushorin dhe do të tentojë ta afrojë në skuadër. Për momentin Inter është në avantazh, por për të siguruar shërbimet e 29 vjeçarit duhet të paguajë rreth 10 milionë euro, plus 3 milionë bonuse.

Priten zhvillime në këtë tratativë sepse konkurrenca për Kostiç mbetet e lartë. Në karrierën e tij mesfushori ka luajtur 400 ndeshje në rang klubesh dhe ka shënuar 70 gola.

Radari.al