Kryeministri Edi Rama po mbanë një takim në Durrës me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare, ku flitet për pastrimin e mjedisit.

Rama gjatë fjalës së tij tha se kostoja e pastrimit është më e lartë se tarifa për qytetarët.

Kreu i qeverisë ndër të tjera tha se është e nevojshme edhe gjoba për të vënë një rregull.

“Kjo është një sfidë qytetarë. Është shumë e qartë që pastrimi ka një kosto që është më e lartë se çfarë bashkitë i faturojnë qytetarëve dhe bizneseve. E them këtë për të gjithë ata që në vend se ta fillojnë nga vetja, por e fillojnë ne paguajmë taksa bashkitë nuk na përgjigjen. Që të jemi të qartë kontributet përmes tarifave të pastrimit janë nën kostot e pastrimit për Bashkitë. Kjo bën që Bashkitë të përballojnë me fonde ekstra një pjesë të kostos.

Patjetër që në këtë proces gjobat janë të domosdoshme. Pa ata që nuk e fillojnë nga vetja, por thojnë me vete sesa shumë e kanë ndotur ata vetë këtë vend duke i hedhur plehrat e fillojnë me formulat vini gjoba,ose s’ka kosha, që plehrat në rrugën  kombëtare nuk kanë lidhje me koshat sepse nuk ka kosha në rrugë kombëtare të asnjë vendi.

Plerat në rrugën kombëtare janë akte papërgjegjshmërie që hapin dritaren dhe i hedhin nga dritarja. Për këtë arsye ne kemi thënë që asnjë bashki nuk do i miratojmë buxhetin në nivelin e prefekturës, por nuk ka fondin e nevojshëm për pastrimin” tha Rama ndër të tjera.

Radari.al